Me dimrin ende neper kembe dhe motin e paqendrueshem e te ftohte, instikti na thote qe te “mbeshtillemi” fizikisht dhe menderisht ne shtepine tone te ngrohte. Por ne nuk jemi arinj, nuk kemi nevoje per shtresa dhjami, per te cilat pendohemi gjate stines se veres. Eshte e vertete qe dimri sjell nje klime depresioni e dembelizmi, por njekohesisht eshte edhe stina me e mire per tu stervitur sepse i pershtatet me mire nevojave te “trupit te dimrit”.
Eshte e veshtire te motivohesh per te qene aktiv fizikisht kur temperaturat jane te uleta, por ja ku jane 6 arsye qe mund t’ju ndihmojne:
Dielli eshte mik me i mire se ngrohesi.
Vitamina D jo me kot eshte quajtuar vitamina e diellit. Edhe pse ka ushqime qe mund te zevendesojne kete vitamine, burimi me i mire dhe me i vlefshme do te ishte direkt nga dielli. Gjate veres do te mjaftone nje kohe prej 15 min ne diell per te marre benefitet e nevojshme, por ne dimer sa me shume kohe t’i buzeqeshesh diellit, aq me mire. Eshte shume e rendesishme te levizesh ne ambjente te jashtme, duke kerkuar edhe rrezet me te vogla te diellit. Keto rreze ndihmojne ne mirembjatjen e kockave, forcojne sistemin imunitar dhe parandalojne presionin e larte te gjakut, diabetin madje dhe kancerin.
Qendroni ngrohte.
Kurseni elektricitetin dhe disa cm nga barku duke u ngrohur ne menyre natyrale, nepermjet ushtrimeve apo stervitjes fizike. Rritja e temperatures se trupit nepermjet ushtrimeve fizike ka nje efekt qetesues mbi trupin tend, ndryshe nga ngrohja ne nje banje te nxehje apo nga ndonje ngrohes elektrik. PO, eshte e veshtire te dalesh ne te ftohte per te filluar aktivitetin, por sapo te fillosh do te jesh shume i ngrohte shume shpejt.
Qendroni te shendetshem.
Kerkimet shkencore tregojne se kryerja e nje aktiviteti fizik ne menyre te rregullt mund te ndihmoje ne perforcimin e sistemit imunitar, gje qe ndihmon ne luftimin e semundjeve qe vijne nga bakteret e viruset e ndryshme. kjo eshte vecanerisht e rendesishme ne dimer, ku keto baktere e viruse jane edhe me aktive. Kur sterviteni dhe shtoni qarkullimin e gjakut, qelizat imunitare qarkullojne ne trup shume me shpejt duke bere te mundur qe te gjurmojne dhe te shkaterrojne sa me shpejt infeksionet.
“Mbysni” depresionin e dimrit
Nese eshte nje renie e vogel motivimi apo nje sindrome e “depresionit sezonal” ajo qe po ju pengon menderisht, provoni te largoni kete ndjesi me nje seance stervitore. Nje seance e tille ne dite cliron ne tru kimikatet pergjegjese per nje moral te larte, dhe nje ndjesi te mire ne pergjithesi. Nje plus i madh do te ishte kombinimi i aktivitet me nje vend te hapur ne natyre. Pas nje senace te mire stevitore, truri i njeriut leshon ne organizem dy kimikatet pergjegjese per “ndjesine e mire” seratonin dhe dopaminen, te cilat ndihojne edhe me ankthin po aq sa me depresionin sezonal. Eshte e keshillueshme te shpenzohet rreth 45 min ne dite jashte shtepise, gjate dimrit.
Mer fryme thelle.
Te qenit i rrethuar me ngrohesa gjate gjithe dites, e ben me te veshtire qarkullimin e ajrit. Pergjithesisht ajri ne ambjentet e jashtme eshte me i shendetshem se ne ambjentet e mbyllura. Te ecurit, vrapimi dhe aktiviteti ne natyre i jep nje mundesi mushkerive te detoksifikohen, dhe te marrin fryme lirisht, pa u shqetesuar nese po merr “semundje” nga ajri i mbytur brenda ne shtepi apo zyre.
Shmang kilet e teperta nga qendrimi pasiv.
Ne muajt me te ftohte eshte me e thjeshte te kthehemi tek ushqimi i tepert ne kalori, sepse na ben te ndihemi me mire, te pakten derisa te ndihemi fajtore. Eshte shume e thjeshte te behemi arinj letargjike! Mesatarisht gjate dimrit njerezit shtojne deri 4kg! E vetjma menyre per te tretur keto ushqime eshte te rritet sasia e ushtrimeve dhe aktivitetit fizik. Perpiquni te balanconi energjine e fituar me energjine e shpenzuar.
Burimi: Live Life, Get Active
Lexo artikullin origjinal duke klikuar ketu.