Edhe pse ne basketbollin vendas ekipi i Tiranes eshte elite dhe po korr suksese te njepasnjeshme, ne arenen ballkanase ndodh krejt e kunderta. Pasditen e sotme ne oren 17:30 (sipas ores lokale ne Bullgari) Tirana ka pesuar humbjen e rradhes, me rezultat te thelle 105-52, kunder BC Levski vendas.
Edhe keta te fundit nuk kishin ndonje histori pozitive. Te ardhur nga dy humbje ne Lige dhe nje faze e pasigurt ne arenen Kombetare, Levski arriti te riorganizohej dhe te dergonte ne shtepi Tiranen me nje rezultat te tille. Kjo ishte ndeshja e kthimit ne Bullgari, sepse ne shtepi Tirana ka performuar me mire kunder bullgareve. Ndeshjen e pare gjate raundit te peste Tirana ka fituar me rezultat te ngushte 79-76. Kesaj rradhe performanva la per te deshiruar, dhe pritshmerite ishin me te larta per Kampionet ne fuqi.
Edhe dy ndeshje kane mbetur per ekipin e Tiranes ne Ligen Ballkanike, me 8 Shkurt me BC Rilski te Bullgarise dhe 13 Mars ne shtepi mirepresin KK Ibar Rozaje nga Mali i Zi.
Per te pare ndeshjen nepermjet YouTube mund te klikoni ketu.
Tabela e Balkan League.
Informacioni nga faqja zyrtare e Liges Ballkanike.