Eshte hedhur mbremjen e sotme shorti i Superliges se Ballkanit per Rugby. Per here te pare ne kete Lige konkurron edhe ekipi i Tiranes, i cili ka punuar me seriozitet per te popullarizuar kete sport ne Shqiperi. Ky eshte viti i dyte i organizimit te Superliges se Regbise, ne Ballkan.

Sezoni 2016-2017 ka patur pjesemarres nga 4 shtete Ballkanike: Serbia, Bosnje-Herzegovina, Bullgaria dhe Turqia, me nje total prej 15 ndeshjesh te luajtura. Sezoni i ri prezanton ekipe edhe nga 7 Shtete te tjera te cilat jane: Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Shqiperia, Greqi, Rumani dhe Maqedoni duke bere bashke nje total prej 15 skuadrash. Keto skuadra jane ndare ne 5 grupe kualifikuese ne shortin e hedhur sot. Ekipi i Tiranes konkurron ne grupin C kunder skuadrave: Radnicki te Serbise dhe Patras te Greqise.

Organizatore e ketij eventi eshte Federata e Regbise se Serbise. Ne vijim do te njihemi edhe me kalendarin e Superliges. Me poshte piketa ju paraqet edhe rezultatet e shortit. 

Informacioni dhe foto nga: Klubi i Regbise Tirana & Federata e Regbise se Serbise.