Krahas javes se fundit te Kampionatit te Basketbollit, Tirana luan sot ndeshjen e fundit te Liges Ballkanike per Vitin 2017. Ndersa Liga ka hyre ne raundin e 8 Tirana do te mireprese sot Maqedonasit e Blokotehnes, ne ndeshjen e kthimit. Ishin keta te fundit ata qe thyen Tiranen ne ndeshjen e pare te Liges dhe drejtuan trajektoren e skuadres pergjate eventit.

Sot Tirana, nje ekip i konsoliduar dhe me pozicion me te qarte, kerkon fitoren. Edhe pse ne fund te renditjes, ekipi ka potencialin e duhur per t’u perballur me vendin e dyte, kesaj rradhe duke patur edhe avantazhin e fushes. Bardhe e blute vijne nga nje fitore ne Kampionatin Kombetar, nga e cila morren edhe kryesimin ne renditje, si dhe nga nje humbje shume e ngushte ne Lige me fundin e tabeles. Le te shpresojme qe sot Tirana do te rikthehet bujshem, duje lene pas polemikat qe e ndjekin ne Kampionatin Kombetar.

Salla “Feti Borova” ne Parkun Olimpik do te mireprese kete perballje, sot ne oren 18:30. Pas kesaj ndeshjeje Tirana do te udhetoje ne Shkoder ku do te ndeshet me Vllaznine dhe do te mbylle fazen e pare te kampionatit.

Me poshte piketa ju sjell rezultatet e ekipit qe nga fillimi i Liges, kalendarin deri ne perfundim te sezonit dhe renditjen e momentit, sipas te dhenave nga website zyrtar i Liges Ballkanike.