Ka perfunduar ne sallen sportive F.Borova, ndeshja e rradhes e Tiranes ne kuader te Liges Ballkanike. Ka qene ndeshja e kthimit me Blokotehnat Maqedonas, te cilet shenjuan me humbje te thelle rrugetimin e bardhe e bluve ne Lige (100-68).

Nuk ka patur ndyshim te madh edhe ndeshja e kthimit ne shtepi, ku performanca e taneve la per te deshiruar. Komunikimi ne skuader, teknika e pagabueshme dhe shtatlartesia e miqve kane qene pikat e forta te tyre ne kete ndeshje. Shpesh ne koshin e bardhe e bluve thujase mungonte mbrojta, ndersa sulmi i vonuar dhe pasaktesia ne gjuajtje thelluan me shume rezultatin. Maqedonasit sollen nje nivel te larte ne parket mbremjen e sotme, dhe i dhane nje mesim te mire Kampioneve te Kryeqytetit. Edhe tifozet mesa duket nuk ishin ne krahun e skuadres se zemres. Pjesa e pare u mbyll me rezultat 35-60 dhe ndeshja me rezultat 67-92. 

Kjo ishte ndeshja e fundit e bardhe e bluve ne Ligen Ballkanike per kete vit. Janarin e viti tjeter ata udhetojne drejt Kosoves per ndeshjen e kthimit me Bashkimin e Prizrenit ne daten 24. Ndeshja me Vlaznine ne Kampionatin Kombetar mbyll edhe vitin 2017 per ekipin e Tiranes.

Drejtohuni ne piketa.al ne Faceboom per disa momente live nga ndeshja.