Sapo ka perfunduar sfida mes Tiranes dhe Teutes ne kryeqytet, ne sallen sportive F.Hoti. Ne nje forme shume te mire ka ardhur sot Teuta e cila ka bere Tiranen te djersije, duke e ndjekur hap pas hapi (46-44 pjesa e pare, 62-60 perioda e trete), duke e barazuar e duke e kaluar per disa sekonda ne perioden e dyte deri ne rezultatin perfundimtar 82-74. 3 minutat e fundit kane mjaftur qe Tirana te ruaje nderin.
Tirana, e cila vjen nga nje humbje e ngushte e Liges Ballkanike, ndoshta nuk ishte pergatitur per nje Teute aq energjike. Sfida ka patur edhe tone agresiviteti e mosmarreveshjesh, te cilat jane perforcuar edhe nga tifozet, keta te fundit jo shume etike. Ka vuajtur Tirana ne perioden e dyte, e sidomos ne ate te treten, por eshte mobilizuar ne fund, si per t’i treguar miqeve kush jane kampionet.
Per me shume informacione dhe pamje vizive mund te ndiqni minuta live nga ndeshja ne faqen e facebook te portalit piketa.al dhe ne kanalin e youtube Piketa Albania.