Keto pamje vijne nga pallati i sportit A.Rusi, vetem pak minuat para fillimit te derbit te basketbollit Partizani-Tirana. Forcat e policise kane bllokuar cdo hyrje dhe nuk lejojne asnje person pa indentifikim te hyje. Madje vete lojtaret e Tiranes dhe Partizanit, stafi dhe autoritete te tjere e kane patur te pamundur te hyjne.
Kjo ka qene e papranueshme nga lojtaret te cilet duhet te ishin duke bere nxehmjen duke i lene ne ambjentet e jashtme te A Rusit “ne shi”. Nga ana tjeter tifozet jane organizuar dhe jane gjetur me sende te forta me vete.
FORTIFIKOHET A.RUSI: Prag derbi Partizani – Tirana
