Ne perfundim te dites se pare e te dyte te kualifikueseve per Eurobasket Women 2019, Kombetarja Shqipetare e femrave eshte renditur ne vendin e katert e te fundit te grupit C. Shqiperia konkurron ne grup me Rusine, Hungarine e Lituanine. Ndeshja e pare e lujtur ne F.Borova ne kryeqytet, kunder Rusise, qe edhe tronditja e pare ne kete sezon te Eurobasket. Per me shume rreth ndeshjes Shqiperi-Rusi kliko ketu.

Diten e dyte te ndeshjeve, me date 15 Nentor, vajzat kuq e zi udhetojne drejt Hungarise ku paten perplasjen e dyte. Hungarezet kishin ardhur nga nje fitore e ngushte me Lituanine, por nuk e paten te veshtire me tonat. Dominanca e vendasve u vendos qe ne perioden e pare dhe prej aty ndeshja nuk pati shume buje. Saktesia ne gjuajtjet e lira, 2-pikesha e 3-pikesha, ndihmoi tekniken e Hungarezeve dhe rezultoi ne nje tabele me mbi 80 pike diference.

Renditja e grupit C pas dites se pare e te dyte vijon si me poshte. Ne vazhdim Kombetarja do te prese Lituanine me 10 Shkurt 2018 dhe do te luaje ndeshjen e kthimit ne Rusi me 14 Shkurt. Faza kualifikuese e grupeve perfundon ne Nentor te vitit te ardhshem.

Fotot dhe informacioni nga faqja zyrtare e FIBA.