Ka kaluar me shume se nje jave nga derbi i trazirave: Tirana – Partizani, dhe FSHB ka marre vendime te rrepta qe denojne Klubin e Tiranes, dhe individe te Partizanit. Per te pare vendimin e zgjeruar te FSHB kliko ketu.
Pas vendimit te Komisionit te Disiplines, SK Tirana reagon. Klubi ngre arsyetime dhe jep prova qe vertetojne disiplinen e tyre dhe organizimin mire, pavaresisht menyres se si rrodhen ngjarjet. Klubi pretendon se denimi eshte i tepruar ne nje situate qe masat disiplinore ishin mese te sakta. Situata u perballua mire nga forcat e rendit, nuk pati te lenduar dhe provokatoret nuk ishin bardhe e blunjte. Keto jane faktet me te cilat Klubi arsyeton se denimi ishte me i rende sec duhej dhe jo i barazpeshuar me kundershtaret. Zgjidhja me e mire per kete situate do te ishte vazhdimi i ndeshjes aty ku u la, ne menyre qe rezultati te jete real.
Ne vijim pritet mbledhja e komisionit drejtues se FSHB-se, dhe zgjidhja e kesaj situate.