Ne kuader te rritjes se cilesise sportive dhe rritjes se performances ne eventet olimpike, Komiteti Kombetar Olimpik i Kosoves ka shperndare se fundmi 19 bursa olimpike tek sportistet me te mire perfaqesues te Kosoves. Keto bursa jane shperndare per t’u parapergatitur per Lojerat Olimpike “Tokyo 2020”. Vlera monetare e ketyre bursave shkon deri ne 300 mije Euro, te mbledhura nga vete Komiteti dhe partnere te tjere private e shteterore. Rendesi Komiteti Olimpik i Kosoves (KOK) i ka kushtuar sporteve si xhudo, karate, boks, mundje pa harruar edhe notin, atletiken e te tjera. Ky eshte nje hap shum i madh dhe i rendesihme perfaqesie, per nje shtet te ri e ne ngritje si Kosova.
Perfituesit e ketyre bursave jane:
Majlinda Kelmendi (xhudo) 1000 dollarë në muaj
Nora Gjakova (xhudo) 700 dollarë në muaj
Herolind Nishevci (karate) 600 dollarë
Distria Krasniqi (xhudo) 500 dollarë
Donjeta Sadiku (boks) 500 dollarë
Orges Arifi (karate) 350 dollarë
Alvin Karaqi (karate) 350 dollarë
Akil Gjakova (xhudo) 350 dollarë
Loriana Kuka (xhudo) 250 dollarë
Musa Hajdari (atletikë) 250 dollarë
Astrit Kryeziu (atletikë) 250 dollarë
Vijona Kryeziu (atletikë) 250 dollarë
Urata Rama (shenjëtari) 250 dollarë
Dasar Xhambazi (not) 250 dollarë
Flaka Pruthi (not) 250 dollarë
Atdhe Luzhnica (shigjetari) 250 dollarë
Edon Shala (mundje) 250 dollarë
Fortesa Orana (karate) 250 dollarë
Drilon Ibrahimi (shenjëtari) 250 dollarë
Informacioni dhe foto nga KOK (Komiteti Olimpik i Kosoves).