Po zhvillohet ne Durres Kampionati Europian i Peshengritjes per te rinj dhe kategorine nen 23-vjeç , qe nga data 15 Tetor dhe pritet te finalizoje punimet e tij ne daten 21 Tetor. Pallati i sportit “Ramazan Njala” eshte transformuar per t’i sherbyer eventit, dhe ka pritur konkurrente nga e gjithe Europa. Federata Shqipetare e Peshengritjes ka marre vleresime maksimale per organizimin dhe drejtimin e Kampioantit.

Pa vonuar shume ne kete kampionat eshte ngritur flamuri Kuq e Zi nga Arber Çerçizi, i cili ka konkurruar ne kategorine e meshkujve nen 62 kg. Ai ka arritur te marre medaljen e argjende duke kryer me sukses proven e trete me 143 kg, pasi kishte rezultuar jo i suksesshem ne proven e dyte (142kg). Vendin e pare ne kete kategori e mban bjellorusi Laptseu.

Me poshte piketa ju paraqet edhe renditjen e konkurrenteve te kategorise nen 63kg me shkeputje.

Informacioni nga EWF – European Weightlifting Federation (Federata Europiane e Peshengritjes)