“Liga e Kombeve” e organizuar nga UEFA, eshte Liga me e re Nderkombetare Europiane, e cila eshte lancuar kete vit. Sezoni 2018-2019 do te jete sezoni i pare i ketij eventi, pjese e se cilit eshte zyrtarisht edhe Shqiperia. Liga e Kombeve pritet te zevendesoje pjesen me te madhe te ndeshjeve miqesore kombetare, dhe ti ktheje ato ne kompeticione me statistika, grupe dhe faza play-off. Koncepti i Liges se Kombeve vendos ne konkurrim 55 skuadra kombetare te ndara ne 4 grupe, dhe datat e sezoneve priten te percaktohen ne periudha qe normalisht do sherbenin si periudha miqesoresh.
Si do te funksionoje Liga e Kombeve? Fillimisht, eshte parashikuar qe kjo Lige te zhvilloje punimet cdo vit cift (2018/2020/2022 etj…), ne periudhat Shtator-Nentor dhe te zgjase deri ne Qershor te vitit pasues. Kjo Lige ndahet ne 4 grupe zbritese, sipas kualifikimit te skuadrave. Pra grupi A perbehet nga 12 skuadrat me te mira Europiane, ndjekur nga 12 skuadra te tjera me pak te sukseseshme ne grupin B. Grupi C (15 skuadra) dhe grupi D (16 skuadra) jane me pak te kulifikuara, por do te kene mundesi te levizin ne grupe, ne baze te performances. Liga e Kombeve do te jete e lidhur ngushte me Kampionati Europian, duke i dhene mundesi te drejteperdrejte skuadrave te kalojne ne fazen kualifikuese te tij.
Pavaresisht formatit te miremenduar, kjo Lige ka disa mangesi ne organizim, sepse ne raste specifike mund te lejoje qe skuadra jo mjaftueshem te kualifikuara, te luajne ne kualifikueset e Europianit. Gjithashtu mund te rezultoje ne humbjen me paramenedim te skuadrave qe konkurrojne per Boteror, ne te tille menyre qe te kualifikohen me vone nepermjet playoff-ve te Liges se Kombeve.
Grupi C, ne te cilin konkurron Shqiperia do te organizohet ne 3 grupe me nga kater skuadra dhe 1 grup me tre skuadra. Shorti zyrtar i brenda grupeve do te hidhet me 24 Janar 2018, ne Lozane te Zvicres. 4 me te miret e grupeve me pas do te ngrihen ne kategori dhe do te jene pjese e shortit per kualifikueset e Europianit pasardhes.
UEFA ka hedhur zyrtarisht shortin e grupve, dhe pjesemarrja sipas kategorive (per sezonin e pare 2018-2019) eshte kjo:
Grupi A: Gjermani, Portugali, Belgjike, Spanje, France, Angli, Zvicer, Itali, Poloni, Islande, Kroaci, Hollande.
Grupi B: Austri, Wales, Rusi, Sllovaki, Suedi, Ukrahine, Irlande, Bosjne-Hezegovine, Irlanda e Veriut, Danimarka, Republika Ceke, Turqi
Grupi C: Hungari, Rumani, Skoci, Slloveni, Greqi, Serbi, Shqiperi, Norvegji, Mali i Zi, Israel, Bullgari, Finlande, Qipro, Estoni, Lituani
Grupi D: Azerbajxhan, Maqedoni, Bjellorusi, Gjeorgji, Armeni, Letoni, Ishujt Faroe, Luksemburg, Kazakistan, Moldavi, Litenshtejn, Malte, Andorra, Kosove, San Marino, Gjirblartar