Jane luajtur dy gjysmefinalet e volejbollit te Kupes se Federates, ne sallen sportive F.Borova ne Tirane. Vllaznia-Farka Volley (3-1),dhe Partizani-Studenti (3-0) kane ndezur sallen ne ore emocionuese e me tension. Vllaznia ka arritur te kualifikohet nga ndeshja e pare dhe do te luaje kunder Partizanit te kualifikuar ne ndeshjen e dyte.
Shkodranet nuk e kane patur aspak te lehte te thyejne Farken, por fale teknikes dhe moralit te lojes kjo skuader eshte tashme finaliste. Pavaresisht lojes se bukur dhe deshires se madhe keta te fundit nuk arriten te kualifikohen. Partizani nga ana tjeter zbriti eger ne fushe dhe arriti te dominoje lojen ne 3 sete. Studenti qe kundershtar i forte dhe arriti te sfidoje deri ne fund te kuqte, por i mungoi stamina per t’a mbajtur lojen me gjate, e ndoshta deri ne fitore.
Te kuqte e Tiranes do te ndeshen neser me kuq e blute shkodrane ne finale dhe do te ndezin sallen, duke marre parasysh stilin e vendosur te skuadrave. Piketa do te jete aty duke percjelle cdo moment rezultatin dhe minuta live nga finalja.