Tirana ka arritur te fitoje superkupen e Shqiperise ne nje ndeshje te dominuar ku bardhe e blute kane shfaqur nje tablo tjeter ne krahasim me mbylljen e sezonit te kaluar.
Ka qene nje gol i Hoxhallarit ne minuten e 90-te ajo qe i ka dhene fitoren Tiranes edhe pse rastet per shenim kane qene te shumta pergjate gjithe takimit.
Kukesi nuk ngjante fare me skuadren qe doli kampione e Shqiperise, megjithate ky eshte vetem fillimi i sezonit per te gjykuar. Tifozet e Tiranes pergjate lojes e kane mbeshtetur skuadren por ajo qe ra ne sy ishin koret e tifozave bardhe e blu kunder federates dhe ndoshta nje fare proteste, largimi i tyre para se Tirana te ngrinte kupen.
A do te sherbeje kjo kupe dhe kjo loje e mire e Tiranes qe te vendose paqen midis skuadres dhe tifozeve apo kategoria e pare do jete nje kocke e forte per tu kaperdire per tifozet bardhe e blu!?