Mbremjen e djeshme Federata Nderkombetare e Judos ka shpallur si xhudisten me te mire, femer, ne bote Majlinda Kelmendin, ish-xhudisten Shqipetare qe tashme perfaqeson Kosoven. Ky cmim i’u dha me merite te plote, duke pare karrieren e saj te suksesshme dhe sidomos arritjen e arte ne Olimpiaden e Rios. E gjithe Kosova, dhe jo vetem, pershendet Majlinden ne arritjet e shkelqyera.

Nga Budepesti ajo shprehet: “Nder i madh që të jem këtu. Kam disa fjalë të them. Shpresoj të mos ju pengoj. Fillimisht dua të uroj presidentin për mandatin e ri. Faleminderit që e keni mbështetur Kosovën. Ju jeni arsyeja që Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik. Falë jush më është mundësuar të përfaqësoj Kosovën në Rio. Falë jush Kosova e ka medaljen olimpike. Faleminderit nga zemra. Falenderim special për njeriun që më ka rritur dhe më ka bërë kampion, trajneri Driton. Vëllezërit Syla dhe Agroni. Të gjithë e njihni historine time. E kam nisur karrierën në Kosovë. Kam fituar gjithçka. Por ky çmim sot është ‘Everesti'”.

Informacionet dhe foto sipas Komitetit Olimpik Kosovar.