Eshte luajtur mbremjen e djeshme derbi i regbise me 7 lojtare, mes klubit te Tiranes e Ilireve. Kjo sfide ishte nder te shumtat e zhvilluara gjate sezonit te veres, ne formacione prej 7 lojetaresh, dhe prapergatitore per sezonin e ri. Sfida e djeshme perfundoi me rezultat 24-24 ne nje loje te rrjedhshme pavaresisht reduktimit te numrit te lojetareve nga 15 (rugby union) ne 7. Verehet permiresimi i dukshem ne te dyja ekipet, pavaresisht gabimeve ne pasime e ne komunikimin e vazhdueshem. Risia e rradhes nge Albanian Rugby eshte edhe cilesia ne rritje e arbitrimit. Arbitrimi po merret persiper nga individe te vecante, duke bere te mundur permiresimin ne gjykim, trajnim dhe eksperience.

Perpos zhvillimeve te ndeshjeve, Klubet Rugby jane te hapura per te gjithe ata qe jane te interesuar e te gatshem te bashkohen ne kete sport.