Pas uraganit te para-kualifikueseve te Boterorit te Basketbollit 2019, Shqiperia del para nje sfide tjeter jo me shume se dy muaj larg. Behet fjale per para-kualifikueset e EUROBASKET 2021 (Kampionatit Europian te Basketbollit), ne te cilen Shqiperia eshte pjesemarrese (ne para-kualifikuese), bashke me 8 vende te tjera. Shqiperia do te luaje ne grupin B bashke me Danimarken dhe Armenine. duke filluar nga ndeshja e pare ne daten 24 Nentor.
Duke gjykuar mbi rezultatet e deritanishme me Armenine, dhe rezultatet e skuadrave ne para-kualifikueset e Boterorit 2019, armenet jane sfide por jo molle e ndaluar. Ne para-kualifikueset e fundit ata arriten te sigurojne 3 fitore, por nuk u kualifikuan, dhe me statistika qendrojne pergjithesisht ne shkalle te njejta me Shqiperine, por me te shkathet ne rebounde dhe 2-pikesha. Danimarka eshte skuader me pritshmeri te larta, por nuk ka marre pjese ne kualifikueset e Boterorit 2019.
Foto nga FIBA