Bardhe e Blute thyejne dhe nje tjeter rekord duke fituar kupen nderkohe qe bien nga kategoria.

Tirana ne kete perballje ka rigjetur shpirtin e saj luftarak dhe te beje ndeshjen e nderit edhe pse eshte shume pak per te shpetuar deshtimin me te madh te historise se bardhe e bluve, renien nga kategoria. Kete deshtim arriten ta shprehin tifozat bardhe e blu me ane te nje proteste gjate se ciles ata qendruan ne shkallet e stadiumit vetem 25 minuta dhe te gjithe kohen kane shfaqurr parrulla apo kane kenduar ne kor kunder presidentit Halili.

Persa i perket lojes se luajtur Tiranes i eshte dashur koha shtese per te mundur ish kampionet e Shqiperise Skenderbeun 3-1. Tirana pasi kalon ne avantazh ne minuten e 18-te me ane te Edeh arrin ta ruaj avantazhin fale formes se shkelqyer te portierit Lika por 4 minuta para fundit Korçaret arrin te gjejne golin e barazimit fale nje krosi te hedhur ne zone nga nje goditje denimi, topi kalon tere zonen dhe perfundon ne cepin e portes se mbrojtur nga Lika.

Skuadrave i eshte dashur te luajne dhe shtesen prej 30 minutash. Tirana futet me nje marsh tjeter ne shtese dhe si per te treguar qe renia nje kategori me poshte nuk eshte e drejte arrin ta dominoje Skenderbeun dhe arrin te shenoje dy here, ne minuten e 103 me ane te Moise dhe ne minuten e 114 Merveille arrin te thelloj rezultatin me ane te nje 11 metershi.

Tirana arrin te fitoje Kupen e 16 te Shqiperise dhe te behet tashme skuadra me e titulluar edhe ne kupe por fatkeqsisht skuadra me e madhe e te gjitha koherave vitin tjeter do i mungoj Superliges.