Java e fundit e kampionatit solli dhe perballjen midis dy skuadrave me te vjetra te Shqiperise. Kjo ndeshje persa i perket emrave ngjante si nje finale se kush do te ngrinte kupen por ne realitet ishte nje perballje se kush nga te dyja skuadrat do te zbriste ne kategorine inferiore. Ky fat i takoj Tiranes, klubit embleme te Shqiperise me 24 kampionate dhe 15 kupa Shqiperie te fituara ne 97 vjet histori.

Tirana edhe pse e nisi kampionatin si pretendente me kalimin e javeve filloi te tregonte dobesite e saj. Keqmanaxhimi i klubit nga drejtuesit duke nderruar trajnerin ne momentin me delikat, mosmarrveshjet me tifozat apo problematikat e here pas hershme me financat si dhe largimi i lojtareve me peshe per futbollin tone bene qe Tirana te arrinte ne kete pike. Duke mos lene pa permendur ketu edhe padrejtesit nga arbitrimi, ku ju kujtojme se Tirana ka afro 90 ndeshje qe nuk i jepet nje penallti ne favor nderkohe qe kunder i jane dhene me dhjetra. Tashme Tirana do te luaje ne kategorine e pare por futbolli jone ka humbur shume.

Persa i perket ndeshjeve te tjera, Kukesi i shpallur kampion peson humbjen e pare ndaj Luftetarit. Gjirokastritet me kete fitore kane arritur kupat e Europes. Skenderbeu dhe Partizani ndahen ne nje barazim 2-2 dhe per shkak te golavarazhit me te mire Partizani merr vendin e dyte. Flamurtari siguron qendrimin me nje fitore 3-0 ndaj Korabit, po ashtu shopeton dhe Laçi pasi mundi ne shtepi Teuten 2-1.

Diten e merkure, ne Elbasan Arena luhet finalja e kupes se Shqiperise Tirana – Skenderbeu