Kukesi eshte shpallur per here te pare kampion i Shqiperise. Pas disa vitesh investimesh ka arritur edhe fitimi i kampionatit. Verilindoret pasi vitin e kaluar kishin arritur te fitonin kupen e Shqiperise, kete vit kane arritur te triumfojne ne nje kampionat mjaft te rivalizuar gjer ne javet e fundit. Kukesi ka arritur te shpallet kampion pukerisht ne javen e parafundit duke fituar perpara publikut te vet ndaj Skenderbeut, nje rivali direkt por edhe kampiones ne fuqi.
Nje fitore 2-0 e arritur mes polemikash e pretendimesh per penallti te dhena e te mos dhena padrejtesisht ndaj humbesit. Ne nje ndeshje ku nuk mungoi tensioni dhe u nxorren pikerisht dy kartona te kuq per Skenderbeun. Gjithsesi fituesi nuk gjykohet dhe per me teper per faktin se Kukesi ka arritur te shpallet kampion pa pesuar asnje humbje.
Partizani ka fituar ndaj Korabit me rezultatin e paster 3-0 dhe ka arritur te siguroje vendin e dyte, te pakten dhe per nje jave deri ne perballjen me Skenderbeun ne Korçe javen e fundit. Nje tjeter ndeshje mjaft e nxehte ka qene ajo e luajtur ne Durres ku Teuta vendase priste Vllaznine. Nje ndeshje qe fituesit do ti jepte sigurine matematikore te qendrimit ne Superlige ndersa humbesit do ti duhet ti luaj shancet e mbijeteses javen e fundit.
Kane qene pikerisht Durrsaket ato qe kane siguruar qendrimin pasi munden Vllaznine me rezultatin e ngushte 1-0. Edhe ne kete ndeshje nuk kane munguar tensionet ku miqte jane ndeshkuar me dy kartona te kuq. Vllaznia do te prese Tiranen ndeshjen e fundit dhe do ti mjaftoje nje barazim per te shpetuar. Kartonat e kuq nuk kane munguar edhe ne ndeshjen e luajtur ne Vlore ku Flamurtari priste Laçin. Ndeshja perfundoi ne barazim pa gola, nje rezultat qe nuk i jep sigurine e mbijeteses asnjeres prej tyre, te cilat do te duhet te fitojne ndeshjen e fundit per ti shpetuar renies.
Ndeshja me e qete e kesaj jave persa i perket tensioneve midis dy ekipeve ka qene ajo e luajtur ne kryeqytet midis Tiranes dhe Luftetarit ku kryeqytetasit kane arritur te fitojne 2-0 edhe pse per Tiranen keto tre pike ishin vendimtare persa i perket çeshtjes se shpetimit, bardhe e blute kane arritur te ruajne qetesine dhe re dalin fitimtare nga kjo perballje. Kjo fitore nuk i jep siguri Tiranes, fitorja e se ciles javen e fundit ne Shkoder i kthehet ne detyre per te shpetuar sepse dy rivalet e saj si Flamurtari por ashtu edhe Laçi kane perballje me skuadra te pa motivuara.
Gjithsesi çdo gje mbetet per tu pare dhe emicionet e 90 minutave te fundit do te mbajne ne ankth te gjithe tifozet e futbollit Shqiptar.