No automatic alt text available.
Pak ore na ndajne nga sfida e shumepritur Itali – Shqiperi e cila do te luhet ne mbremje ne qytetin e Palermos. Per here te pare vjen nje perballje zyrtare midis dy vendeve fqinj. Ju kujtojme se me Italine kombetarja jone ka luajtur vetem nje miqesore ne nentor te 2014 ne Genova ku Italia doli fituese me rezultatin e ngushte 1-0.

Kjo perballje vjen pas nje kohe te gjate pauze persa i perket komberareve. Kombetarja jone vjen ne kete perballje me disa mungesa gje e cila e ka vene ne veshtiresi Gianni de Biasin per te vendosur formacionin. Jo vetem mungesat kane ndikuar ne dilemat e teknikut kuq e zi por edhe forma qe po kalojn lojtaret e kombetares. Edhe pse akoma nuk eshte percaktuar firrmacioni perfundimtar, risite e diteve te kaluara kane qene aktivizimi i Migjen Bashes dhe Sokol Cikalleshit te cilet me shume gjasa do te zbresin ne fushe qe nga minuta e pare. Megjithate tekniku i kombetares mund ta ruaje gjer diten e fundit lajmin per formacionin perfundimtar.

Me shume gjasa kombetarja jone do te zbrese ne fushen e lojes me rreshtimin 4-5-1. Nje rreshtim qe te ben te kuptosh se tekniku kerkon te zoteroj mesin e fushes dhe te bllokoj aftesite organizative dhe shpejtesin e daljes ne sulm te kundershtarit. Pas dy humbjeve te fundit per Kuq e Zinjte ky mbetet shansi i fundit nese nuk duan te humbin trenin per ne Boterorin e Rusise.

Italianet nga ana e tyre nuk pajtohen me rezultat tjeter veƧ fitores dhe kjo verehet ne skemen mjaft sulmuese qe mediat Italiane raportojne se tekniku Ventura do hedhe ne fushe 4-2-4. Ku formacioni i mundshem mund re jete. Portier Buffon. Ne mbrojtje Zappacosta – Bonucci – Barzagli – De Sciglio. Mesfusha, Verrati – De Rossi. Sulmi, Candreva – Immobile – Belotti – Insigne. Gjithsesi ky eshte formacioni i mundshem pasi gjerat mund te ndryshojn gjer ne minuten e fundit sepse aktivizimi i Bonuccit eshte ende ne pikepyetje. Atmosfera ne Renzo Barbera pritet te jete nje feste e vertete ku stadiumi do te jete i mbushur plot e per plot ku tifozerit e dy kombetareve e kane treguar ne ndeshjen e zhvilluar ne Genova, tre vite me pare edhe pse ajo ka qene vetem nje miqesore.