Ka perfunduar ne Shkoder ajo qe mund te quhet pa frike, ndeshja me emocionuese dhe me e gjate e Kampionatit. Ka qene Vllaznia ajo qe ka thyer per here te dyte ne kete Kampionat, pas Teutes, Tiranen e vendit te pare. Por nuk e ka patur te lehte. Bardhe e blute luftuan deri ne fund me dy shtesa, por rezultati nxorri fitimtare shkodranet e vendosur.
Ndeshja ka nisur e qete, ne dukje e lehte per Tiranen e cila u duk sikur do ta kishte ne xhep fitoren, gjate periodes se pare. Rezultati ndryshon ne perioden e dyte e te trete e shkodranet, barazojne edhe pse trajneri Nikola tashme nxjerr artilerine e rende. Me ngushtimin e rezultatit shtohet tensioni ne perioden e katert, ku duket se ka patur edhe mosmarreveshje.
Ne rezultatin 74-74 ndeshja shkon ne dy shtesa te njepasnjeshme, njera me emocionuese se tjetra. Ishin Shkodranet ata te cilet shpetuan ne shtesen e pare me nje tre-pikesh ne 30 sekondat e fundit. Ndersa ne shtesen e dyte, Tirana duket se nuk i rezistoi presionit te salles e tifozave, me disa goditje jo te sakta. Ndeshja perfundon me rezultat 96-93 per vendasit.
Kjo ndeshje u transmetua nga TVSH, por lojtaret nuk ishin vetem nen vezhgimin e tifozave. Pervec dashamireve, ne salle ishin edhe trajneri Antonis i Kombetares se bashku me Bilalin, vezhgues te cilet po punojne per te nxjerre kanditatura per Kombetaren dhe aktivitetet e veres.Do t’ja dalin shkodranet ne Kombetare pas performances se sotme?