Image may contain: one or more people, people playing sports and basketball court
Nuk eshte zbulim i ri entuziazmi i tifozave te Tiranes kur vjen puna te skudra e tyre e zemres, por sot Fanatiksat duket se kane qene protagoniste te ndeshjes qe nga fillimi deri ne fund. Behet fjale per ndeshjen e Liges Ballkanike qe perfundoi pak me pare ne “Farie Hoti”. Tirana ndeshej me Karposin e Sokolit per here te dyte ne kete Lige dhe per here te dyte perballet me humbje, kesaj rradhe me rezultat me te thelle se heren e pare, 83-100.

Gjate ndeshjes dominoi bukur e me rendiment Hysenagolli i cili pushoi vetem ne perioden e trete. Karaj ishte efektiv me 3-pikesha e Johnson i shkathet ne taktike. Loja e Ramme nuk u kuptua ne disa raste, pavaresisht se ai ishte nder lojtaret me me rendiment sot, e ndersa Shestani, huazimi nga Teuta nuk dha rezultatet qe priteshin si pasoje e nje problemi fizik.

I habitshem ishte dhe nje 3-pikesh fantazme i dhene per Karposin e Sokolit ne perioden e dyte. Mesa duket nje vonese, por e pafalshme ne nje perballje ne nivel te tille. Kete “gafe” te gjyqetareve e vuri re edhe vete trajneri i tyre i cili reagoi. Nderkohe tifozat kercenuan rende dhe shija e ketij gabimi nuk u iku deri ne fund. Tifozat ishin ne forme shume te mire, forme kjo e cila u zbeh ne perioden e katert sebashku me lojen e taneve.

Kjo ishte ndeshja e parafundit e Tiranes ne kete Lige, dhe e fundit ne shtepi. Pas kesaj disfate Tirana do te vazhdoje te jete ne vendin e fundit te grupit B.