Pas perfundimit te dy ndeshjeve te kupes, dhe fitoret e meritura na mbetet te vleresojme skuadrat dhe standartin qe ato ruajten. Vertet kupa shkoi ne shtepi, por kush jane dominuesit e finaleve?
Pervec problemeve te tjera teknike ndeshja Goga Basket-Flamurtari, mes vajzash, u zhvillua e qete. Sipas statistikave te FSHB lojtarja me rendiment me te larte e lojes ka qene: D.Marjanovic, e Flamurtarit, me 29 pike te shenuara, gjate kohes se lojes se saj. E dyta lojtare me rendimentin me te larte ka qene: I.Qypi e Goga Basket me 19 pike te shenuara, e ndjekur nga Zykaj e Flamurtarit, me 17 pike te shenuara. Nderkohe vlen per t’u permendur edhe kontributi i Xhanajt me 19 pike te shenuara, e Mehmetit me 12 pike te Goga Basket. Dominuese e tabeles ka qene Flamurtari qe ne fillim te lojes, duke shenjuar jo vetem tabelen, por edhe Kupen.
Edhe ne finalen e meshkujve pati probleme teknike dhe vonesa te cilat nuk cenuan emocionet dhe lojen e bukur nga Teuta e Tirana. Shenuesi me i mire i kesaj sfide, sipas statistikave te FSHB ka qene: Johnson i ekipit te Tiranes me 19 pike te shenuara gjate periudhes se tij ne parket, ndjekur nga: Ramme po i Tiranes me 17 pike, dhe Shestani i Teutes me 19 pike. Dhururan performance te bukur e emocione: Hysenagolli (15 pike) e Shima (15 pike) te Tiranes dhe Jani (14 pike) e Thano (12 pike) te Teutes. Per pak sekonda teuta ka qene dominuese e tabeles, por Tirana nuk e la te shijonte gjate kete ndjesi, duke dominuar lojen, tabelen e duke çuar ne kryeqytet Kupen.