Image result for rugby tirana

Interviste e shkurter me z. Mariglen Nezaj, koordinator i “Klubit te Regbise Tirana”. Z. Nezaj na flet per historikun e krijimit te ketij klubi, hapat qe ky klub po ndjek per t’u zyrtarizuar si sport ne vendin tone dhe planet qe ka rezervuar Regbi-ja per te pafaqesuar Shqiperine. Nje histori per t’u vleresuar.

1- Pershendetje zoteri/zonje. Ju drejtoni nje nga klubet me te reja sportive ne vend, klubin e regbise Tirana. Si ka lindur ky klub dhe cilat jane disa detaje nga historiku juaj?

Në vitin 2011, disa djem po mendoheshin cfare sporti i mungon Shqiperise dhe qe do ishte ndryshe nga sportet qe njihnin. Keshtu qe pas disa kerkimesh ne internet vendosen qe Regbia ishte nje risi dhe ishte sport qe kishte adrenaline. Si fillim stervitjet ishin thjesht kopime nga interneti. Me kalimin e kohes filluan duke afruar edhe shoke te tjere dhe e gjithe kjo ishte thjesht nje zbavitje. Ne vitin 2013 u pa qe numri i personave ne stervitje ishte i konsiderueshem dhe me ndihmen e Xhino Drangut qe kishte eksperience ne Angli me skuadren e shkolles u vendos qe te krijohei ekipi i pare i Regbise. Me pas me perfshirjen e Adam Vernon nje Anglez me eksperience disa vjecare ne lojen e Regbise si trajner ekipi, mori nje stervitje me teknike dhe filloj te shihte ndyshime te medha. Nga ndeshja ne ndeshje ne shihnim permiresim te dukshem duke arritur te mundim skuadrat e tjetra per kupen Skenderbe si edhe Kosoven.

2- Ne kete stad, cilat jane pikat e forta dhe cilat, pikat e dobeta? Nese ka pika te dobeta, si po punoni per ti permiresuar ato?

Ne meqene se e kemi filluar nga hici kete si sport patjeter qe kemi pasur ndyshime te medha ne stilin tone te lojes, duke filluar nga ana fizike dhe me kalimin e kohes dhe ardhjen e z.Adam Vernon dhe z.Marti Lutsian edhe ana jone teknike ka pesuar nje permiresim te madh. Ne kete pike qe jemi tani pika jone me e forte eshte mbrojtia individuale dhe loja jone ne sulm nderkohe pika te dobta, mbrojtia ne grup dhe kordinimi i mbrojtiesve dhe sulmuesve. Per te permirsuar pikat tona te dobta ne stervitemi me nje program te parapecaktuar nga z.Martin Lutsian ish trainer i kombetares se Malit te Zi. Ne jemi duke ecur me hapa shume te shpejte ne permiresimin e pikave tona te dobta.

3- Krahas pikave te forta, cilat jane disa nga objektivat e klubit tuaj dhe si po punoni per to arrituar ato?

Per momentin jemi duke u fokusuar ne krijimin e skuadrave te reja ne shqiperi me mbeshtetjen e OSCE ne Shqiperi. Kemi ne projekt bashke me Bashkine e Elbasanit per krijimin e nje ekipi atje dhe nderkohe po mundohemi te krijoime ekipe edhe ne qytete te tjera te Shqiperise. Deri tani eshte krijuar edhe nje kalendar deri ne fund te 2016 me ndeshjet brenda dhe jashte vendit mes dy skuadrave te Tiranes, por edhe skuadra nga Kosova dhe Mali i Zi. Nderkohe po punojme edhe per sponsor gje qe nuk eshte shume e lehte duke mare parasysh qe ne Shqiperi pak veta e njohin si sport.

4- Pervec dashamireve te sportit dhe mbeshtetjes emocionale qe keni, cila eshte mbeahtetja juaj kryesore financiare?

Nje gje e bukur eshte vene re sa here ne kemi ndeshje, pervec se numri i dashamiresve rritet, numri i femrave qe ndjekin ndeshjet tona eshte ndonjhere me i madh se i meshkujve. Eshte nje sport qe perfshin te gjithe dhe percjell emocion. Sa per anen financiare per uniformat, mjetet stervitore dhe disa evente jemi ndihmuar nga OSCE, gje qe ka bere te mundur edhe krijimin e skuadres tone te re Klubi Regbise Iliret , por ne shumicen e rasteve ne kontribojme personalisht, pak a shume cdo antar i skuadres eshte sponsor i vetes.

5- Ju, do tju shohim gjate duke menaxhuar kete klub, apo keni plane te tjera per te ardhmen tuaj profesionale?

Nje gje eshte e sigurt per kete sport. Sa te kete te rinj qe jane te apasionuar dhe persona qe jane te gatshem te ndihmojne per vazhdimesine e ketij sporti, nuk do te kete asnjhere renie por vetem ngritje deri sa te behet nje sport i njohur edhe per Shqiperine. Ne, per momentin po presim qe te bejme nje trajnim per arbitra dhe trajnere te licesuar nga IRB dhe ne te njeten kohe me krijimin e skuadrave te reja si nje skuader e Kombetares, dhe te krijoime Federaten e Regbise. Keto jane planet tona qe nuk do te realizohen sot per neser por edhe kjo skuader qe ne luajme tani si fillim ishte thjesht nje grup te rinjsh qe donin te krijonin nje skuader Regbie.

Piketa.al ju uron suksese dhe premton qe do te jete me ju ne ndekje te kesaj iniciative.