Image may contain: one or more people, people playing sports and basketball court
Interviste e shkurter me z.Edmond Sinani, trajnerin e ekipit te pare te Elbasanit ne basketboll meshkuj. Z.Sinani na flet mbi rrugetimin e ekipit te tij, pozicionin qe ka aktualisht ne renditje, pikat e forta dhe te dobeta me te cilat ekipi punon dhe planet e skuadres ne te ardhmen e afert.

1- Pershendetje z.Sinani. Ju trajnoni ekipin e Elbasanit ne basketboll per meshkuj. Ky ekip, ne kampionatin e kaluar gjate fazes se pare ka patur rezultate shume te kenaqshme, deri ne fazen e dyte ku largohen dy nga lojtaret me te rendesishem te ekipit. Kete vit si ka ndryshuar eksperienca ne kampionatin kombetar? Po i mbaheni pritshmerive?

Pershendetje piketa. Eshte e vertete, kete vit ka patur ndryshime ne ekip. Ket ondryshime i kemi dhe ne objektiva ku, ndryshe nga viti i kaluar qe synuam superioren deri ne ndeshjen e fundit e nuk e arritem, pritshmerite tona jane ne vendin e pare dhe te dyte per te luftuar nje vend ne superiore. Edhe pse humbem dy ndeshjet e para kete jave gjetem fitoren shpresoj qe dhe neser te arrijme fitoren dhe te jemi prane vendit te pare.

2- Ne kete faze sipas vezhgimeve tuaja, cilat jane pikat e forta dhe pikat e dobeta te ekipit? Nese ka pika te dobeta, si po punoni per ti permiresuar ato?

Pikat e forta te ekipit jane rrjedhshmeria e lojtareve dhe skemat e perdorura me se miri nga djemte. Per te mos harruar qe kemi lojtar shtatlarte ne ekip qe luftojne ne mbrojtje. Pikat e dobeta jane veshtiresia per te dale nga presingu, dhe realizimi i gjuajtjeve te lira, ku shpeshhere lojtaret kane emocione kur ndodhen perballe koshit, gje qe duhet te ndryshoje me kalimin e ndeshjeve.

3- Krahas pikave te forta, cilat jane disa nga objektivat e ekipit tuaj, ne kete kampionat dhe jashte tij? Cili eshte prioriteti juaj?

Objektivi yne kryesor mbete superioria, te jemi aty per te luftuar me ekipet elitare si Tirana, Vllaznia Teuta e Ardhmeria, sepse Elbasani nje qytet me tradite pritet te jape rezultate te suksesshme ne basketboll.

4- Pervec dashamireve te sportit dhe mbeshtetjes emocionale qe keni, cila eshte mbeshtetja kryesore financiare e (emri i ekipit)? Cila eshte perspektiva e elbasanit per kete ekip?

Persa i perket mbeshtetjes nuk na ka munguar, si nga tifozet ultras VERDHE E BLU, si dhe ata qe kane besim tek aftesite tona sportive Mbeshtetja jone financiare kryesore eshte Bashkia e Elbasanit,e cila na ka mbeshtetur gjithmone, dhe e falenderojme.

5- Cilat jane planet per te ardhmen tuaj profesionale? Do tju shohim me Elbasanin, apo te presim kontrata te reja?

Planet e mia jane tek ekipi i Elbasanit. Te punojme cdo vit sa me shume dhe te afrojme lojtare te rinj me perspektive, duke treguar qe Ekipi Elbasanit eshte ekip i konsoliduar dhe teper ambicioz ne sportin e basketbollit. Eshte e veshtire por me pune mund t’ja arrijme.