Interviste e shkurter me zotin Odise Profka, trajnerin e Apolonise se Fierit per basketboll meshkuj. Apolonia rikthehet ne Kampionatin Kombetar te Basktebollit pas nje vit pushimi. Z. Profka ndan me piketen te rejat e ketij ekipi, sfidat qe kane hasur dhe pasionin me te cilin ekipi synon ngritjen profesionale.
1- Pershendetje z.Profka. Ju trajnoni Apolonine e Fierit ne basketboll per meshkuj. Na flisni pak per ekipin tuaj, ecurine e tij dhe te rejat nga ky ekip.
Pershendetje dhe faleminderit! Aplonia eshte nje ekip qe eshte ndertuar kryesisht me djem te rinj dhe me prespektive, qe e duan kete loje dhe qe premtojne nje vazhdimesi dhe kthimin e Apolonise ne mes te skuadrave me te mira. Po punojme fort per te arritur rezultate.
2- Ne kete stad, cilat jane pikat e forta dhe cilat, pikat e dobeta te ketij ekipi? Nese ka pika te dobeta, si po punoni per ti permiresuar ato?
Si nje skuader e re e rikthyer perseri ne kampionat pas nje pushimi, nuk mund te them pika te dobeta sepse sic e thash me siper jemi nje skuader e re dhe qe presim frytet e punes tone ne vazhdim. Eksperienca do te ishte nje pike qe mund t’a permend. 80% e lojtareve luajne per here te pare dhe jane ne nje moshe te vogel. Pika jone e forte eshte grupi dhe pasioni qe kemi sebashku dhe besimi qe ne mund t’ia dalim.
3- Krahas pikave te forta, cilat jane disa nga objektivat e ekipit tuaj dhe si po punoni per to arrituar ato?
Ndoshta duhet ta dini qe vitin qe shkoi Apolonia nuk mori pjese ne kampionat kombetar. Une sebashku me klubin shumsportesh dhe me keta djem nuk mund ta shihnim dot qytetin tone pa kete sport qe eshte nje sport tradite ne Fier. Objektivi yne ishte te ngrinim kete ekip,qe kjo tradite mos te humbase. Cdo dite qe ne stervitemi, cdo jave qe ne konkurojme eshte nje objektiv per ne qe do na sherbeje per me shume.
4- Pervec dashamireve te sportit dhe mbeshtetjes emocionale qe keni, cila eshte mbeshtetja juaj kryesore financiare?
Mbeshtetja me e madhe financiare e ketij ekipi te rinjsh, vjen nga Bashkia Fier. Perfitoj, t’a falenderoj Bashkine qe mbeshtet pasionin dhe punen tone.
5- Ju, do tju shohum gjate duke menaxhuar kete ekip, apo keni plane te tjera per te ardhmen tuaj profesionale?
Momentalisht kam si projekt kete skuader, kam disa djem qe e duan kete sport dhe mbeshtetjen e drejtueseve te klubit. Dhe per mua eshte nje sfide profesionale dhe nje pergjegjesi e madhe. Po punoj sebashku me ekipin per te arritur me te miren tone, duke u rritur edhe profesionalisht.
Ju urojme suksese z.Profka dhe shpresojme qe puna juaj te perkthehet ne fitore.