Image may contain: 1 person, text

Përshëndetje z.Kukeli. Ju jeni pjesë e Federatës së Bodybuilding Shqiptar dhe njëkohësiht themelues i saj. Si lindi ideja për krijimin e saj?

Në fillim të viteve 90-të me ardhjen e demokracisë dhe hapjen e Shqipërisë me botën dhe me lëvizjen e lirë të njerëzve si jashtë dhe brënda vendit, si rrjedhojë solli një frymë të re duke u krijuar shoqata, ekipe dhe organizime në disa lloje sportesh të rinj, që nuk zhvilloheshin më parë në vendin tonë dhe ndër to futet edhe body-buildingu. Në këtë kohë pati shumë individë ku panë, mësuan dhe u stërvitën në palestra të qyteteve të ndryshme ne Europë, që pa dyshim kanë një traditë e kulturë tepër të zhvilluar në këtë drejtim e së bashku me amatorët që stërviteshin në palestrat sportive shqiptare sollën një traditë të re dhe një eksperiencë tepër të vyer në hapat e para të këtij lloj sporti në Shqipëri. Epiqëndra dhe bërthama e kësaj lëvizjeje në atë kohë u bë palestra e Qendrës Sportive në Tiranë, që drejtohej nga Profesor Sadik Mema, i cili ka merita në afrimin dhe këshillimin e shumë të rinjve, që më vonë do të bëheshin sportistë kryesorë dhe kampion të vendit. Në vitin 1993 me iniciativën e Dr. Flamur Topit në studion e Televizionit Shqiptar, ku zhvillohej emisioni tepër i shikuar “Trupi dhe shëndeti”, filluan të organizoheshin disa konkurse ose gara modeste, që kishin për qëllim sensibilizimin dhe masivizimin e këtij aktiviteti në opinionin e përgjithshëm të njerëzve si dhe angazhimin e sa më shumë sportistësh, që do të siguronin më vonë pjesëmarrjen në kampionatin kombëtar. Megjithatë ndjehej mungesa e një trajneri ose drejtuesi profesionist që të orientonte këta të rinj në zgjidhjen e shumë problemeve dhe vështirësive që haseshin. Për fat të mirë në atë kohë kishte ardhur nga Kosova prof. Bedri Cahani dhe fare rastësisht ai kishte dëgjuar për gjithë këto lëvizje dhe në një garë seleksionuse, që zhvillohej atëhere në ambjentet e cirkut të Tiranës, erdhi u prezantua në mënyrë tepër modeste duke ofruar ndihmesën dhe kontributin e tij në drejtimin dhe organizimin e bodybuildingut. Më vonë ne kuptuam se ai ishte një profesionist i vërtetë dhe kishim shumë gjëra për të mësuar nga eksperienca e tij shumëvjeçare. Duhet thënë se Prof. Bedri Cahani është një pionjer i Bodybuildingut Kosovar dhe një ndër themeluesit e Federatës së Bodybuildingut të Kosovës. Ai ka qenë kampion i shumfishtë dhe të jesh i tillë në Kosovë nuk është e lehtë për vetë nivelin e lartë që kanë bodybuillderët kosovarë. Kështu natyrshëm ai u bë trajneri dhe organizatori ynë, duke i dhënë një shtysë të re cilësisë dhe formës sportive në sajë të stërvitjeve profesionale të udhëhequra nga ai. Në vitin 1994 më në fund me mbështetjen e fuqishme të të gjithë billderëve u bë i mundur krijimi i Shoqatës Sqiptare të Body-Buildingut. Kryetar u zgjodh dok.Flamur Topi dhe Sekretar i Përgjithshëm Bedri Cahani.

Cilat janë disa evente speciale që i dhanë formë Federatës, dhe i hapën rrugë praktikimit të sportit të bodybuilding?

Në muajin Shkurt të vitit 1996 shënohet një eveniment shumë i rëndësishëm për të gjithë sportistët e body-builing-ut. Pas shumë përpjekjesh krijohet Federata Shqiptare e Body-Buildingut (FSHBB) e njohur dhe e regjistruar zyrtarisht në Ministrinë Sporteve. President u zgjodh Dok. Flamur Topi dhe Sekretar i Përgjithshëm Bedri Cahani. Menjëherë bëhet kërkesa për antarësimin e Shqipërisë në IFBB (International Federation of Body Builders). Pas pak kohe vjen miratimi nga federata ndërkombëtare dhe kështu përfundimisht vendi ynë bëhet antare me të gjithë të drejtat duke i dhënë mundësi edhe billderëve shqiptarë për të konkuruar në aktivitetet ndërkombëtare.

Cilat janë disa nga pritshmeritë, objektivat dhe planet e kësaj federate për të ardhmen?

Nga viti ne vit , ka ecuri në këtë sport të forcës dhe bukurisë trupore. Kjo shihet në numrin e madh të ushtruësve dhe në krijimin e shumë palestrave që funksionojnë kudo në Tiranë dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Falë traditës së re të krijuar vitet e fundit dhe ngritjes profesionale të shumë billderëve, që kanë fituar një përvojë të vyer në garat kombëtare dhe ndërkombëtare, përbëjnë bazat dhe shkollën e re në këtë sport . Objektvi i FSHBB është që body-building të ushtrohet jo vetëm nga sportistë që kanë qëllim të fitojnë tituj nëpër gara, por e rëndësishme është që ky sport të ushtrohet nga të gjithë njerëzit. Duhet të kuptohet së bodybuilding-u mund të ushtrohet nga të gjithë qoftë meshkuj apo femra , duke perfshire te gjithë llojet e moshave dhe aftësitë që mund të kenë individet. Nuk mund të kesh shëndet të plotë , te jesh i bukur fizikisht e i kthejllët mendërisht pa u marrë sado pak me sport . Një nga parrullat shumë domethënëse që ka federata Ndërkombëtare e Bodybuilding-ut është: “Ndërtimi i trupit është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e kombit”

Ju z.Kukeli jeni i lidhur ngushtë me federatën, jo vetëm nga roli që keni në të, por edhe si themelues. Përvec  Federatës së Bodybuilding, cilat janë disa nga preokupimet tuaja dhe planet e karrierës në vazhdim?

Veten time e kam anashkaluar duke u ruajtur nga folja per veten, por kam rol te rendesishem ne themelimin e federates dhe vazhdimesine e saj ne disa vite te veshtira si 97 e me pas duke ë rikthyer funksionimin e saj ne 2003 deri ditet e sotme. Tre kemi qene njerezit qe luajten rolin kryesor ne themelimin e FSHBB. Flamur Topi si njeri i medias, Bedri Cahani si profesionist i ketij sporti dhe administrator shume i zellshem dhe Rando Kukeli bashke organizator dhe sportist kryesor ne vitet 90 dhe fitues i te gjitha garave te para duke terhequr shume te rinj per tu marre me sportin e bodybuildingut.