Superliga e meshkujve në basketboll do të zhvillojë ditën e shtunë ndeshjet e vlefshme për javën e 12-të. Teuta dhe Besëlidhja janë dy ekipet të cilat luftojnë për kreun e renditjes dhe në sfidat e nesërme nuk do të dëshironin asnjëra një hap fals.
Apolonia do të presë në shtëpi miqtë bregdetar të Teutës, një sfidë e cila nuk shihet të jetë aspak e lehtë për ‘’Djemtë e Detit’’. Besëlidhja do të presë në pallatin e sportit Asllan Rusi miqtë nga Shkodra, e cila do të jetë dhe derbi i veriut. Për teknikun Afrim Bilali dueli me Vllazninë mbetet një sfidë e veçantë pasi më herët ai ka qenë në krye të ekipit kuqeblu.
