‘’SPORTI BASHKON’’, do të ishte titulli perfekt për të përshkruar veprimin e dy klubeve emblem në futbollin shqiptar.

Ditën e sotme lojtarë të dy ekipeve kanë bërë një gjest tepër domethënës. Balaj, Gurishta, Mala, Bekaj, Deliu dhe Hasani, të cilët po përgatiten për të zhvilluar një nga sfidat më të ndezuara mes tyre në sezonet e fundit, pasi pas shumë kohësh atmosfera për titull ndihet në aksin Shkodër-Tiranë.

Futbollistët përkrah njëri-tjetrit kanë qenë të pranishëm në shtëpinë e të moshuarve, e cila është shtëpia e Fondacionit Firdeus, ku për të moshuarit çdo gjë është falas. Emocione të tilla tifozët kishin vite pa i përjetuar, pasi situatat e vështira të dy ekipeve kanë bërë që dulet e tyre ti zhvillonin për disa pikë jetike në fundin e tabelës.

Koha duket që ka ndryshuar dhe ditën e dielë në Loro Boriçi, duke startuar në orën 16:00 pritet të jetë një 90-minutësh spektakolar si në fushën e lojës por dhe në shkallët e stadiumit mitik të kuqebluve.