Radio Televizioni Shqiptar rikthehet me ndeshjen e përzgjedhur këtë javë në Kategorionë Superiore. Pas sfidës Korabi – Flamurtari në Kategorinë e Dytë, do të kemi mundësinë të shohim një superpërballje në elitën e futbollit shqiptar.

Derbi Erzeni – Teuta është ndeshja e përzgjedhur këtë javë nga televizioni publik, një derbi i zjarrtë mes dy ekipeve që po kalojnë një formë të mirë aktualisht. Në Niko Dovana, nesër në orën 16:00, Teuta “mike” në shtëpinë e saj do të provojë të marrë fitoren e dytë pas Bylisit ndërsa shijakasit duan rikthimin te tre pikët për të hyrë sërish në zonën Europiane.

Kliko në ikonon më poshtë: