Tirana dhe Vllaznia do të ndeshen ditën e dielë në orën 16:00. Atmosfera ka nisur të ndjehet në rrugët e qytetit pasi tashmë ‘’Klasikja Shqiptare’’ është kryefjala e çdo diskutimi. Rivaliteti i madh që ndër vite kanë njohur këto dy emblema të futbollit shqiptar, kësaj here ndeshen në pozita tepër të forta, ku diskutohet titulli kampion.

Tirana aktualisht pozicionohet në vendin e parë me Vllazninë e cila e ndjek në vendin e dytë ku diferenca mes tyre është 6 pikë. Kampionati është në një fazë tepër të nxehtë dhe pse ka akoma shumë ndeshje për t’u luajtur, një fitore e kuqebluve do të rihapte llogaritë gjithashtu në anën tjetër një humbje do të sillte qetësinë në kampion bardheblu.

Emblemat e qyteti të Shkodërs si Sidrit Bejleri, Osman Mula dhe Hysen Zmijani me një video kanë përçuar mesazh të fortë për tifozët kuqeblu, të cilët kanë treguar që nuk kursehen në asnjë moment për ekipin e zemrës e aq më tepër kur flitet për një duel kaq të rëndësishëm.