Partizani ka emëruar në krye të pankinës legjendën e të kuqve, Ylli Shehun. Me anë të një postimi në faqet zyrtare të klubit, ka njoftuar zyrtarizimin e trajnerit Shehu në krye të pankinës së Partizanit të femrave.
Shehu më herët ka qenë pjesë e akademive të Partizanit për grupmoshat U-19 dhe U-17.
