Superliga ka hyrë në një fazë të ‘’nxehtë’’ ku lufta për pikë sa vjen dhe bëhet më e fortë. Ekipet janë duke u përgatitur për të zhvilluar javën e 21-të të Abissnet Superiore.
Takimi i cili spikat në këtë javë është ‘’Klasikja Shqiptare’’ ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë, e cila do të zhvillohet në Shkodër. Axhenda e kësaj jave ka pësuar një ndryshim në takimin mes Bylis dhe Partizanit, e cila ishte parashikuar të luhej ditën e dielë në orën 13:00, por tashmë ajo do të zhvillohet ditën e hënë në po të njëjtën orë.
Sfidat e javës së 21-të:
E shtunë më 11 shkurt
Laçi-Egnatia ora 13:00
Kukësi-Kastrioti ora 13:00
E diel më 12 shkurt
Erzeni-Teuta ora 16:00
Tirana-Vllaznia ora 16:00 (Shkodër)
E hënë më 13 shkurt
Bylis-Partizani ora 13:00
Renditja e Superligës:
