Rumunia ka në radhët e saj një nga ‘’xhevahirët’’ e Ballkanit historik të Ilir Dajës, mesfushorin shqiptar i cili aktivizohet në radhët e përfaqësueses së Kosovës, Ermal Krasniqin.

Mesfushori 24 vjeçar u bashkua me ekipin e Cluj në merkaton e dimrit. Forma e tij e shkëlqyer ka spikatur në sytë e të gjithë specialistëve, ku ndër to është dhe ish futbollisti i njohur rumun, Dumitru Dragomir i cili nuk kursen lavdet për yllin e ri të Cluj.

Deklarata:
“Krasniqi vlen 3-4 milionë euro. Ndoshta edhe 5. Ai e godet topin fort me të majtën dhe me të djathtën godet mirë, është i qëndrueshëm në lojë. Nuk shkakton faull pa qenë e nevojshme”, shprehet Dragomir për mediat rumune.