Dita e sotme ka nisur me një lajm të trishtë për futbollin shqiptar. Trajneri i njohur, Odisea Çipa është ndarë nga jeta. Shkak për këtë vdekje të parakohshme të specialistit dhe trajnerit të mirënjohur në futbollin shqiptar është një arresti kardiak. 58 vjeçari nga Saranda, në ndeshjen e fundit ndaj Memaliajt për shkak të problemeve shëndetësore, i ndjeri u transportua me urgjencë në spital. Sot pasi ndjeu një tjetër shqetësim, nuk arriti të përballonte sulmin kardiak në zemër.
Çipa, do të mbahet mend si një ikonë e klubit të Butrintit me të cilët ka luajtur për vite me radhë dhe së fundmi u vendos në krye të pankinës së sarandiotëve këtë sezon në Kategorinë e Dytë.
Lajmi i ndarjes nga jeta nuk ka kaluar pa një mesazh të ndjer nga presidenti i FSHF, Armand Duka. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Duka ngushëllon familjarët e të ndjerit.
