Atletja shqiptare Luiza Gega ia ka dalë të renditet e 5-ta ndër atletet më të mira të globit na krenuar përsëri. Në garën finale të 3000 metrave me pengesa që u zhvillua sot në orët e para të mëngjesit Luiza arriti të regjistrojë kohën 9:10.04 dhe duke arritur të vendosë rekord kombëtar. Ky sukses vjen pas një dëmti që e la Luizën për një kohë te gjatë jasht pistës.
Luiza i’a del përsëri të na bëj krenar me arritjet e saj në rang botëror dhe të ngrej lart flamurin e Shqipërisë. Ky kampionat botëror i atletikës po mbahet në Oregon, ku Luiza Gega ishte e vetmja që përfaqësoi Shqipërinë.
