Ekipi kombëtar i U-20 për femra ka arritur të triumfojë në perballjen e sotme kundër Gjeorgjisë me rezultatin e ngjeshur 63-66. Sfida e sotme u jep një siguri vajzave tona pasi regjistrojnë fitoren e dytë në këto sfida që po zhvillohen në Shkup të Maqedonisë. Kjo fitore i jep vendin e parë ne grup, ndjekur nga Ukraina me një ndeshje më pak. Suksesi momental për kombëtaren tonë shpresojmë që t’i ndjek derë ne mbylljen e këtyre përballjeve.