Trajneri i Kombëtares se basketbollit Afrim Bilali ka folur për piketa.al në prag të ndeshjes ndaj Rumanisë qe do të zhvillohet me datë 3 Korrik 2022, sfidë e vlefshme për para-eleminatoret FIBA EUROBASKET 2025.
Trajneri Bilali është shprehur i kënaqur për interesimin dhe shprehet se në 3 ditë grumbullim ekipi po kryen stërvitje te rregullt. Ka shumë të rinj që janë afruar në grumbullim të cilët po performojnë dhe janë në sinkronizim me njëri tjetrin.
Trajneri Bilali shpreson që gjërat të shkojnë mirë dhe të kemi një performancë të mirë pse jo edhë një fitore. Ndeshja e parë me Rumaninë nuk ka qenë fytyra e vërtetë e Kombëtares për arsye te ndryshme, ndërsa këte herë do kemi avantazhin fushë edhe tifozat.
Më datë 30 qershor Rumania do ndeshet me Luxemburgun dhe na jep mundësi të shohim dhe të analizojmë anët e dobëta dhe të forta të ekipit kundërshtar.
Ketë vit për shkak te moshës së re në ekip janë implementuar disa elementë taktikë në lidhje me mbrojtjen që do të jenë surprizë për Rumanine dhe shpresojmë të funksionojë.
Uroj shumë që në këtë ndeshje të dalim me fitore.
Keto ishin fjalët e trajnerit Afrim Bilali për piketa.al.
Lojtarët e grumbulluar janë:
1.Robert Shestani
2.Elvisi Dusha
3.Juljan Hamati
4.Frenki Lilaj
5.Celis Taflaj
6.Eldi Hysa
7.Ferdi Bedini
8.Rei Pullazi
9.Niko Thano
10.Eraldo Nikoci
11.Klejn Strazimiri
12.Marvin Prodani
13.Giseld Ndreca
14.Martin Krypci
15.Xhersido Hajdari
16.Lion Alimani
17.Xhuljan Tola

