Kanë përfunduar takimet e para në dy sfidat e sotme të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Teuta ka fituar në transfertë ndaj Skënderbeut 0-1, me gol të realizuar nga Hebaj, ndërsa Dinamo dhe Partizani janë ndarë në barazim 1-1. Golat u shënuan nga Cara për të kuqtë dhe Ibrahimi ka barazuar nga pika e bardhë për Dinamon.