Ekipi Kombëtar Shqiptar nën drejtimin e trajnerit Bilali dhe stafit të tij ja del të marrë një rezultat pozitiv ditën e sotme kundra ekipit të Luksemburgut. Në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” u zhvillua ndeshja ndërmjet ekipit tonë kombëtar dhe miqve nga Luksemburgu. Një ndeshje tepër e rendësishme kjo për kombëtaren tonë duke ditur dhe kualitetin e ekipit kundërshtar. Ekipi e nis mirë që në perioden e parë me një vendosje të mirë taktike dhe rrjedhshmëri të shkëlqyer loje duke e mbyllur periodën me rezultatin e përgjithshëm 27-26.
Në nisjen e periodës së dytë dukej sikur ekipi mik kishte arritur të studionte mirë lojën e ekipit tonë, por në fund rezulton e kundërta sepse me lëvizjet e duhura skuadra e tranjerit Bilali arrin të mbyllë pjesën e parë në avantazh minimal 48 me 46.
Në startin e periodës së tretë duket që ekipi i Luksenburgut ka një motiv ndryshe dhe me agresivitet arrin ta mbyllë në avantazh 68 me 74.
Perioda e katërt tregon mirë dhe njëherë që djemtë e tranjerit Bilali kanë një motivim më të madh me publikun e tyre në krahë. Djemtë arritën ta mbyllin me një triumf fantastik dhe emocionues 92 me 89.


