Vijojnë përgatitjet e Kombëtares Shqiptare të basketbollit në prag të ndeshjes ndaj Luxemburgut. Gjatë seancës së djeshme stërvitore, trajneri Bilali dhe stafi i tij kryen testime të performancës motore për të vlerësuar gjendjen aktuale të lojtarëve të ekipit kombëtar. Më tej seanca stërvitore ka vijuar me ecurinë e sistemeve taktike si në sulm ashtu dhe mbrojtje.
Kujtojmë se kombëtarja jonë do të luaj me datë 25 Nëntor, ora 18:00 kundra Luxemburgut sfidë e vlefshme për para-eleminatoret e Kupës së Botës 2025.




