Shqiperia mori pjesë në kampionatin Ballkanik dhe Mesdhetar të mundjes për U15, Cadet dhe Junior që u zhvillua me datë 27-31 tetor 2021 Xanthi, Greqi.
Ekipi Shqiptar u përfaqesua me 13 sportistë dhe 3 trajnerë në dy stile, stili i lirë dhe greko-roman.
Nga ky kampionat ekipi ynë arriti të sigurojë plot 7 medalje, një sukses ky për mundjen Shqipëtare.

Medaljet u fituan nga:

Mikel Troplini – Medalje Bronxi, Kampionati Ballkanik
Klevisi Preci – Medalje Argjendi Kampionati Ballkanik dhe Medalje Bronxi Kampionati Mesdhetar
Ergi Uku – Medalje Ari Kampionati Mesdhetar
Ardit Zeneli – Medalje Bronxi Kampionati Mesdhetar
Klodjan Shehu – Medalje Argjendi Kampionati Mesdhetar
Julijan Shehu – Medalje Argjendi Kampionati Mesdhetar.