Ka përfunduar supersfida e javës së gjashtë mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania Stadium”. Derbi i kryeqytetit është mbyllur me fitoren e bardhebluve me rezultatin minimal 1-0. Golin e fitores për vendasit e shenoi nga pika e bardhë Vesel Limaj në fundin e pjesës së parë, gol ky që i dhuroi një tri pikësh të rëdesishëm ekipit të Tiranës.

