Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të Kupës së Federatës per meshkuj.
Tirana 86-84 Kba Kamza, ndeshja e parë e Grupit A.
Partizani 79-67 Dinamo, ndeshja e parë e Grupit B.
Ekipet e kryeqytetit arrijnë të marrin fitoret e para në këtë javë hapëse të sezonit të ri të basketbollit shqiptar.
Mired Jani e nisi edicionin 2021-2022 tek Partizani me 28 pikë, 5 asiste dhe 8 topa në tabelë.
Gjithashtu Agolli bëri një super paraqitje tek Tirana me 23 pikë dhe 17 topa në tabelë.

