Ka perfunduar ne barazim 1-1 ndeshja ne Korce midis Skenderbeut dhe Partizanit. Nje ndeshje mjaft e luftuar ku te gezuar dolen korcaret te cilet moren 1 pike ndaj Partizanit.
Ishin te kuqte qe kaluan ne avantazh ne minuten e 56 me ane te nje penalltie te akorduar nga VAR e cila u shendrrua ne gol nga Stenio Junior. Por pas nje minute korcaret barazojne shifrat ne minuten e 57 me ane te Elvi Berishes i cili perfiton pas nje gafe te Partizanit ku mbrojtesi Damcevski nuk kuptohet me Alban Hoxhen. Ne minutat e mbetura Partizani provoi te shenonte por pa sukses duke ndare keshtu nje pike me Skenderbeun.
Skenderbeu 1-1 Partizani
