Fidel Ylli është zyrtarisht Presidenti i ri i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Mesditën e kësaj të shtune, u mblodh dhe Asambleja e 24 e Përgjithshme Zgjedhore, ku 57 anëtarë ushtruan të drejtën e votës, nga të cilët 37 ishin anëtarë federatash. Pas votimit, deputeti Fidel Ylli ia doli të triumfojë me 40 vota, duke lënë pas dy kandidatët e tjerë, Vojo Malo me 12 vota dhe Martin Biba me 4 vota. Pas fitores, presidenti i ri i Komitetit Olimpik doli në një prononcim për mediat ku theksoi se prioriteti i tij do të jetë sporti elitar.
23 federata nuk morën pjesë në zgjedhje, ndër to dhe ajo e futbollit, të përjashtuar nga Asambleja për shkak të mungesës së dokumentacionit.