Gazmend Çaçi ka lindur në vitin 1957.
Ai është basketbollist shqiptar, i cili ka luajtur me ekipin e Partizanin.
Karriera sportive e tij ka qenë e mbushur me trofe arritje dhe tituj.
18 herë kampion i Shqipërisë ku nga këto 16 radhazi me Partizanin si lojtar dhe 1 si trajner.
karriera e tij nisi që 14 vjeç dhe e mbylli më 1997-n.
Ka marrë pjesë në Europiane, Kupat e Europës dhe Ballkanike.
Prej vitesh ushtron rolin e trajnerit të basketbollit.
Në vitin 2012 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi Gazmend Çaçit Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sportit të basketbollit, si lojtar i jashtëzakonshëm dhe si trajner që ka përgatitur breza të tërë të sportistëve të rinj.”
Është shpallur dhe “Qytetar nderi” i qytetit të Përmetit.
Burimi: https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Gazmend_Çaçi
—piketa.al—