Duket se ky vit i Volejbollit te femrave po i takon Partizanit. Pas rikthimit te bujshem me fitoren e Kupes se Shqiperise, pas 64 vitesh, Partizani eshte shume prane trofeut te Kampionatit. Per me shume informacione mbi kupen e Volejbollit kliko ketu. Per te ndjekur finalen e Kupes mes Barletit dhe Partizanit kliko ketu, per tu drejtuar ne kanalin e Piketa Albania ne YouTube.

Mbremjen e sotme eshte zhvilluar edhe finalja e pare e Kampionatit te Volejbollit per femra mes Barletit Volley dhe Partizanit. Edhe pse Barleti nisi vrrullshem duke marre setin e pare (25-20), Partizani permbysi rezultatin ne 3 setet ne vazhdim (15-25; 15-25; 24-26). Edhe dy ndeshje e ndajne ekipin e Partizanit nga fitorja e dyte e Kampionatit pas asaj te vitit 1954, 8 vjet nga fillimi i Kampionatit Shqipetar te Volejbollit. Do ta thyje Partizani heshtjen pas 64 vitesh, apo Kampionet prej 4 vitesh rradhazi te UMB nuk do leshojne pe?

Per disa momente nga finalja e pare kliko ketu. Per gjysmefinalet e fazes play-off kliko ketu, per tu drejtuar ne kanalin zyrtar te Piketa Albania ne YouTube.