Ne perfundim te Grand Prix-in e xhudos, i cili u zhvillua ne Antalia te Turqise, Kosova ka rezultuar si shteti me me shume medalje ari te fituara nga 6 sportiste, duke kaluar edhe Rusine me 26 pjesemarres. 50 shtete ne total konkurruan ne kete venet. 3 medalje ari dhe 1 argjendi eshte rezymeja e shtetit fqinj, ndjekur nga 2 medalje ari te Ruseve (+2 argjendi dhe 2 bronx) dhe 2 medalje ari te Turqise (+2 bronx) dhe Suedise.

Kjo fitore e madhe mori jehone edhe nga Federata Nderkombetare e Xhudos dhe Komiteti Europian i Judos.

Lorina Kuka debutoi me fitore te shkelqyer ne kete grand prix, per kategorine -78kg. Nga kjo performance Kuka mori edhe vleresimin si ylli i ri i Kosoves.  Distria Krasniqi performoi dhe perfundoi me medalje ari per kategorine -52kg, dhe njesoj Nora Gjakova mori te arten per kategorine -57kg. Tanime per sportistet kosovare, sidomos per Kuken, eshte hapur rruga per Kampionatin Europian ne Tel Aviv.

Fotot dhe infomacioni nga:
Komiteti Olimpik i Kosoves
Federata Nderkombetare e Xhudos
Komiteti Europian i Judos